Categories Lajme

Vendi nën “pushtetin” e borës, ARRSH apel shoferëve: Kujdes, mos lëvizni pa zinxhirë

Autoritete Rrugor Shqiptar ka informuar mbi gjendjen e akseve nacionale në të gjithë vendin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ARRSH bën me dije se  gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta. Në raportin e saj ARRSH bën me dije se problematikë kryesore mbetet qarkullimi në aksin Milot–Lezhë, e cila ka pasur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës. Ndër të tjera bëhet apel të gjithë shofërëve në qarqet kryesore të vendit që të përdorin zinxhirë gjatë qarkullimit të tyre në rrugë.

Njoftimi i plotë: Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta. Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.
Aksi është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.
Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.
Me konkretisht, situata paraqitet:

RAJONI VERIOR
Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

RAJONI QENDROR
-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

RAJONI JUGOR
Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME