Lajme

Vendi përballet me temperatura ekstreme, Rama ka një mesazh për efektivët e policisë në terren

Vendi ynë po përjeton temperatura ekstreme, ashtu si të gjitha vendet e tjera të botës.

Kryeministri Edi Rama është shprehur mirënjohës ndaj efektivëve të Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake, për të cilët tha se vijojnë pa ndërprerë punën në terren, ndonëse vendi po përballet prej disa ditësh me temperatura përvëluese.

“Falënderim dhe mirënjohje ndaj çdo efektivi të Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake që shërben në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në këto ditë me temperatura të larta‍#VetëmPërpara”, shkruan Rama në postimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close