Lajme

Vendim i papritur nga ky shtet, hap lotari për personat të cilët janë vaksinuar

Udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një mënyrë aspak të zakontë për të bindur amerikanët që të marrin dozën e vaksinës anti-Covid.

Ka qenë Guvernatori i Ohios, Mike Dewayne, i cili njoftoi qytetarët që do të vaksinohen do të kenë shansin për të fituar 1 milion dollarë.

Në këtë shorte sipas Dewayne do të marrin pjesë të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç dhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet përkatëse 58.7% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës të covid-19.

Fituesi i parë i kësaj lotarie do të shpallet më 26 maj, dhe më pas për pesë javë çdo të mërkurë do të shpallen fituesit e tjerë të 1 milion dollarëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: