Categories Lajme

Vendimi i qeverisë, ja kush janë familjet që do të përfitojnë tekste falas për fëmijët

Qeveria ka miratuar një vendim përmes të cilit do të mundësohet dhënia e teksteve falas për disa kategori nxënësish. Sipas tij, përfitojnë tekste falas të gjithë ata nxënës nga klasa e dytë deri në klasë të nëntë, të cilët ndjekin arsimin në institucionet publike arsimore, në institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit po ashtu edhe në institucione të përkujdesjes shoqërore.

Po ashtu edhe për nxënës e arsimit të mesëm ka disa kategori, të cilat përfitojnë librat falas. Nxënës të cilët kanë përfituar statusin e jetimit, vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, janë me aftësi të kufizuara, kanë pjesëtar të familjes të paaftë për punë, vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti apo pension pleqërie. Ndërkohë po ashtu disa kategori të tjera që përfitojnë libra falas janë edhe nxënësit romë e egjiptianë, nxënës që gëzojnë statusin e të verbrit, të cilët pajisen me tekste shkollore të transkriptuara në shkrimin e tyre, nxënës që janë viktima të trafikimit ose janë të rrezikuar prej tij si dhe nxënës të cilët kanë humbur një familjar gjatë shërbimit në Policinë e Shtetit, në Gardën e Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm e të tjerë.

“Kategoritë që përfitojnë tekste në përdorim falas në arsimin parauniversitar janë: a) Nxënësit, që ndjekin arsimin bazë, në klasën e parë, në institucionet arsimore publike, në institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit dhe në institucione të përkujdesjes shoqërore, të cilëve u jepen tekstet shkollore të reja, çdo vit, në përdorim falas. b) Nxënësit në arsimin e mesëm të lartë në institucionet arsimore publike, që i përkasin kategorive: i. Kanë përfituar statusin e jetimit; ii. Vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; iii. Janë me aftësi të kufizuara; iv. Vijnë nga familje që kanë anëtarë të cilët deklarohen të paaftë për punë; v. Vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti ose pension pleqërie; vi. I përkasin kategorisë rome e egjiptiane; vii. Gëzojnë statusin e të verbrit;viii. Janë viktima të trafikimit ose gëzojnë statusin e viktimës së mundshme”, thuhet në vendimin e botuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME