Lajme

Vendimi për makinat e përdorura, tregtarët e vegjël në protestë: Të bëhej në mënyrë graduale, nuk hamë dot bukë

Tregtarët e vegël tek tregu i makinave në Shkozet kanë protestuar sot kundër vendimit të qeverisë sipas të cilit pas 1 janarit 2019 në vend do të lejohen të importohen vetëm mjete të përdorura që plotësojnë standardet “Euro 5” të shkarkimeve në ajër.

Ata kanë bllokuar aksin Nishtulla-Shën Vlash dhe bëjnë thirrje që ky vendim të rishikohet pasi i ka penalizuar.

Tregtarët kërcënojnë se protesta do të përshkallëzohet nëse nuik merret parasysh shqetësimi i tyre. “Nuk hamë dot bukë. Do ta përshkallëzojmë nismën tonë. Deri në fund të muajit ka afat kjo qeveri të shohë këtë vendim”, ishin disa nga thirrjet e tyre.

Sipas tregtarëve kjo duhej bërë në mënyrë graduale vit pas viti. Sipas tyre ministri i Mjedisit Blendi Klosi duhet të heqë mbetjet në Porto Romano dhe të “mos merret me ndotjen e papërfillshme që krijojnë makinat”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close