Lajme

Vendimi/ Qeveria mbulon shpenzimet e mjekimit për aktorin dhe regjisorin e njohur Genc Fuga

Qeveria ka miratuar një fond prej 2 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për aktorin dhe regjisorin e njohur Genc Fuga.

Pak ditë më parë Fuga kaloi një moment të vështirë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.

Bashkëshortja e tij, aktorja dhe regjisorja e njohur Eni Jani iu drejtua opinionit me një mesazh solidariteti për ndihmë.

Brenda pak orësh u mundësua shuma e nevojshme për të përballuar operacionin. “Faleminderoj çdonjërin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për çdo fjalë dhe kontribut. Shuma u sigurua!” shkruan Eni Jani.Aktori 52-vjeçar është aktualisht jashtë rrezikut për jetën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close