Categories Lajme

VENDIMI/ Sekuestrohen 6 apartamente, 3 garazhe, tokë dhe disa makina luksoze! Prokuroria e Tiranës i jep goditjen e fortë 39-vjeçarit, paratë vinin nga…

Prokuroria e Tiranës ka bërë një tjetër goditje orët e fundit. Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se janë sekuestruar një pasuri me vlerë 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.P. 39 vjeç.

Sipas njoftimit, dyshohet se pasuritë e 39 vjeçarit janë siguruar si rezultat i veprimtarisë kriminale të tij. Mësohet se R.P ka qenë i dënuar në vitin 2007 në Shqipëri me 7 vite burg për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Ndërsa po ashtu është dënuar edhe në Angli për të njëjtën vepër penale në vitin 2018.

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit R.P për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.6267 të vitit 2021, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndaj shtetasit R.P.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit R.Pdhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër tështetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit,e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2,në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.
• 3 automjetetë markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dheAudi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME