Categories Lajme

Vendimi/ Socialdemokratët gjermanë, pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE

“Grupi Social Demokrat në Gjermani ka dhënë mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas një takimi në selinë e Kuvendit, me sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange.

Në një prononcim për mediet pas takimit, Balla tha se “Lange i dorëzoi vendimin e Grupit Social Demokrat pro çeljes së negociatave”.

Balla tha se grupi tjetër, CDU/CSU, pritet të japë përgjigjen më datë 24 shtator dhe më pas do të shprehet përfundimisht Bundestagu gjerman, i cili do të japë vendimin final për sa i përket Gjermanisë.

“Lufta kundër korrupsionit shoqëruar me hapat kundër luftës së krimit të organizuar, kanë bindur tashmë Komisionin Europian për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Grupet në Bundestag e kanë marrë vendimin”, tha Balla.

I pyetur për reformën zgjedhore, Balla tha se “ne kemi thënë dhe jemi pro të bashkëpunojmë për reformën zgjedhore dhe për sfidat që na persin përpara, siç është integrimi drejt BE-së”.

“Dëshira jonë ka qenë gjithmonë, sipas traditës, që reforma zgjedhore të kryhet me dakordësinë e një spektri të gjerë të politikës shqiptare. Përsëri dua t’ju them se përpjekjet tona për të arritur konsensus me PD do të vijojnë. Gjatë javës që vjen do të kemi një komision me partitë, ku ato të shprehin qëndrimet e tyre. Askush nuk duhet të mbajë peng rrugën për Kodin Zgjedhor të Shqipërisë”, tha Balla.

Balla tha se edhe “nga OSBE/ODHIR-i ka adresime që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen me Kod Zgjedhor të ndryshuar”.

“Ajo që duhet të kuptojmë është se Shqipëria përmbylli zgjedhjet e 30 qershorit, të cilësuara tërësisht të lira nga raporti i OSBE. Çdo palë duhet të kuptojë se bojkoti nuk të çon asgjëkund. Nuk ka më politikanë që të vrapojnë pas bojkotit. Ne kemi thënë dhe jemi pro të bashkëpunojmë për reformën zgjedhore dhe për sfidat që na presin përpara, siç është integrimi drejt BE-së”, tha ai.

I pyetur nëse në takimin Rama-Merkel është kërkuar që të çohen funksionarë të korruptuar të lartë të shtetit para drejtësisë, Balla tha se “duhet të kuptojmë se funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me plan dhe numra funksionarësh apo përfaqësues të lartë përpara drejtësisë”.

“Në historinë e procesit të fillimit të bisedimeve, gjithmonë fillim i bisedimeve ka edhe çështje prioritetesh. 35 kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit janë një spektër i gjerë që kërkon reforma në të gjithë sektorët. Shqipëria ka kapitullin e 23-24 që lidhen me shtetin e së drejtës. Ato janë të domosdoshme dhe ndaj pa qëllimin hapen të parat dhe mbyllen të fundit”, tha ai.

Sipas Ballës, “drejtësia duhet të funksionojë e pavarur nga politika”. “Ky ka qenë gur i themelit të funksionit të drejtësisë. Funksioni dhe ngritja e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, do te shoqërohet me një regjistër të personave të nivelit të lartë që duhen hetuar dhe gjykuar paanshmërish. Gjithmonë rruga e integrimit europian shoqërohet me standarde, kushte që çdo vend duhet t’i përmbushë. Edhe vendet që janë anëtare të BE, shoqërohen me kushte që duhet të përmbushen”, shtoi Balla.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME