Lajme

“Vendoseni maskën”, Manastirliu flet për situatën tek Infektivi: Pacientë me simptoma të rënda,ka mosha të reja

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga Covid-19 pasi sipas saj, mjekët në Spitalin Infektiv, “po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID19, edhe ndër mosha të reja”.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja ka publikuar një video që fokusohet tek sjellja e qytetarëve sa i takon përdorimit të transportit publik. Duhet mbajtur distanca, maska dhe desinfektant me vete.

POSTIMI: 🔴#COVID19 Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike në spitalin infektiv, ku po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID19, edhe ndër mosha të reja. Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik.

😷 Vendoseni maskën!
❌Mos qëndroni të grumbulluar në stacion
↔️Respektoni distancën
🧼Ruani higjienën vetjake dhe kolektive

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: