Lajme

Vendosi të shndërrohej në vajzë, trans gjinorja Amber: Më pëlqen shumë vetja…

Në këtë pjesë të parë të programit vjen historia e një grimiereje të suksesshme transgjinore. Prej 15 vitesh ajo grimon personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar. Por prej 3 muajsh i është përkushtuar vetes, duke u shkëputur nga profesioni. Pavarësisht paragjykimeve ndoshta, ajo ka zgjedhur të dëgjojë zërin e brendshëm. Ka lindur djalë, por nuk është ndjerë asnjëherë i tillë. Ndihet vajzë dhe madje ka nisur të kryejë edhe disa ndërhyrje kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë. Bëhet fjalë për Amber, e cila ka treguar se i pëlqen shumë vetja pas ndërhyrjeve dhe dëshiron që të bëhet mjaft e suksesshme.

Rudina Magjistari: Ti kur e more vendimin për të ndryshuar trupin tënd? Amber: Kjo nuk ishte e planifikuar, gjithmonë unë kam bërë gjërat që vijnë shumë natyrshëm. Nuk është se i kam bërë gjërat me plan, që unë do bëhem, ose në këtë vit do ndryshoj. Rudina Magjistari: E ke menduar që më herët për të ndryshuar? Amber: Jo jam ndjerë mirë dhe ashtu siç isha, por në kohën e karantinës që u mbyllëm brenda, fillova të shikoja edhe më shumë internet, Instagram. Duke parë Instagramin, duam s’duam, ne shqiptarët normalisht që duhet të marrim pak nga të huajt, sepse ata janë përpara nesh. Unë mora iniciativën nga Nikita Dragun, e cila është shumë e famshme në New York, ka linjën kozmetike të vetën, është një transgjinor dhe shumë e lumtur me jetën që ka.

Unë e lidha profesionin tim me Nikitën dhe thashë pse të mos bëhem dhe unë Nikita shqiptare. Më pëlqen që një pjesë të jetës sime e bëra si Sali, emri im kur kam qenë në trupin e një djali dhe një pjesë tjetër të jetës sime kam qejf ta shijoj si Nikita pse jo dhe nuk dua të humbas asnjë gjë nga pjesa e jetës që kam pasur më përpara. Rudina Magjistari: A ia vlejti ky ndryshim, a ndihesh më mirë tani? Amber: Po më pëlqen vetja dhe kështu, pse jo, ndihem vetja.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close