Lajme

Vendosnin baste online, policia e Tiranës vë në pranga 2 persona

Të paktën dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u konstatua se vendosnin baste online, veprimtari e ndaluar me ligj që prej dy vitesh. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D., 58 vjeç, pasi në Kombinat, tek bar-kafe bilardo, në pronësi të shtetasit F. Ll., gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive;

H., 29 vjeç, pasi në “Misto Mame” gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: