Lajme

Vetëm 4 vjeçe/ Vajza e këngëtarit shqiptar bën gjestin e veçantë për fëmijët me kancer

Artisti Besnik Qaka dhe vajza e tij 4 vjeçe, Una, ishin së fundmi në një intervistë së bashku ku rrëfeyen një moment mjaft të veçantë.

Vajza e këngëtarit të grupit “NRG Band” ka dhuruar flokët e saj të gjatë për fëmijët me kancer. Gjatë një interviste për emisionin “Rudina”, Besniku tregoi se vendimi nga vajza e tij e vogël ka ardhur krejt rastësisht.

Në fakt, kjo ka ndodhur rastësisht sepse ne kemi shkuar, zakonisht fëmijët i çojmë në kontroll, kontrollet rutinore që bëjmë te mjeku, i kemi pasur atje. Una pa një rast, një fëmijë pa flokë dhe pyeti “pse babi nuk ka flokë vajza?” Unë i tregova që është e sëmurë dhe ti i ke flokët e gjata, për shembull, mund t’ia japësh flokët dhe ajo tha “unë do ia kisha dhënë flokët vajzës, nëse do”.

U tregua e gatshme, ne e kemi pritur një ditë, dy ditë se kjo është fëmijë, është vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe për të tretën e katërtën herë përgjigjja ka qenë e njëjtë. “Po, dua t’ia dhuroj flokët fëmijëve që janë të sëmurë me kancer”. Prej andej e çuam te parukieri dhe Una i preu flokët e i ka kështu”- rrëfeu këngëtari i “NRG Band.”

Me lot në sy, Besniku tha se është shumë krenar për vajzën e tij të vogël dhe inkurajoi që fëmijët të ndërgjegjësohen për sëmundjet e vështira me të cilat mund të përballen moshatarët e tyre.

Vetëm 4 vjeçe/ Vajza e këngëtarit shqiptar bën gjestin e veçantë për fëmijët me kancer

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close