Categories Covid-19, Lajme

Vetëm 6 raste të reja me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 28 nëntor se janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,514 mostrave. Sipas kësaj, i bie që 0.39 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me COVID-19. Në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe pesë pacientë. Ndërkaq, raste aktive janë 335. Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat kundër pandemisë.

Po ashtu, MSH-ja kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat në fuqi pas përhapjes së variantit të ri Omicron, i cili për herë të parë u identifikua në fillim të nëntorit në Afrikën e Jugut. Raste me këtë variant janë raportuar edhe në disa shtete të Evropës. Ky variant besohet se është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME