Lajme

Vetëm 600 metra larg shtëpive, shihni si flakët po marrin para çdo gjë në afërsi të Dukatit

Zjarri në Karaburun nuk po ndalet. Sot në mëngjes duket se situata është njësoj si një ditë më parë dhe pse ushtria ka zhvilluar disa operacione për shuarjen e flakëve. Nga pamjet e siguruara  shihet se flakët po avancojnë drejt fshatit Dukat, ndërsa banorët thonë se zjarri po përparon në më pak se 600 metra distancë nga banesat e tyre.

Në rrezik janë banesat aty pranë, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara dhe nga moti, se nga shtëpitë e para që rrezikohen banorët janë larguar, ndërkohë që zjarri po i afrohet gjithnjë e më shumë parkut të Llogarasë. Pritet që sot në këtë zonë të ketë një operacion të gjerë si nga toka, por edhe nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave deklaroi se Karaburuni është vatra më e rrezikshme dhe e gjithë vëmendja do të përqendrohet aty.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: