Sarandë Rreth orës 12:00, tek vendi i quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, dyshohet se është hedhur në lumin e Bistricës shtetasi B.R., 55 vjeç, banues në Sarandë. 55 vjeçarin dyshohet ta ketë marrë rrjedha e lumit në drejtim të detit dhe ende nuk është gjetur. Policia e Sarandës bashkë me Shërbimet e Policisë Kufitare kanë filluar kërkimet për gjetjen e tij.