Categories Lajme

Veterinerja firmos dokumentat shtetërore me titullin Doktor i Shkencave, pa e patur/ Ministria e Bujqësisë: Nuk ka shkelje!

Në Drejtorinë Rajonal të Agjencisë së Shërbimit Veterinar dhe të Mbrojtjes së Bimëve në Tiranë një zonjë mjeke veterinere, Lulzime Pilafi, kur plotëson formularët që lidhen me daljen e kafshëve të shoqërimit vendos vulën personale me titullin ‘DR’ Lulzime Pilafi, Mjeke Veterinere.

Edhe nga vetë formularët e përgatitur nga Ministria e Bujqësisë përsëri përpara emrit të saj janë inicilat ‘DR’ , ndërkohë që zonja në fjalë nuk ka një gradë shkencore “Doktor i Shkencave”.

Fiks Fare kontaktoi me mjeken veterinere Lulzime Pilafi. Ajo e pranon që firmos si Doktoreshë Shkrencash edhe pse nuk e ka këtë gradë “Nuk jam Doktore Shkencash, por doktoreshë më thërrasin të gjithë sepse jam mjeke” shprehet znj. Lulzime edhe pse në vulën e saj ajo ka të shënuar gradën që nuk e ka.

Fiksi u interesua edhe pranë Ministrisë së Bujqësisë dokumentat e të cilës firmos dhe vulos mjekja veterinere, por për këtë institucion vendosja e titullit pa e patur nuk  përbën shkelje. Profesore e Asoc. Dr. Tana Kika shprehet se nuk është shkelje pasi vula nuk përdoret për përfitime vetjake. ” Për mua nuk krijon asnjë problem. Nuk e quaj shkelje sepse zonja në fjalë nuk ka as kategorizimin e pagave për të përfituar pagë shtesë për një kualifikim që ajo mendon se ka ose nuk është pjesë e stafit akademik” përfundon Prof. Asoc Dr. Kika.

Certifikatat që jepen nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve lëshohen për daljen jashtë Shqipërisë së kafshët të shoqërimit, siç mund të jenë qeni, macja etj. Në fund të kësaj certifikate ligji “Për shërbimin veterinar” parashikon të vihen dy vula, një  e institucionit dhe një e mjekut veteriner. Ajo që vihet re në këto certifikata  është se mjekja veterinare firmos dhe vulos me titullin Doktor i Shkencave dhe formulari mban logon e  Ministrisë së Bujqësisë.

Edhe tek Urdhri Profesional i Mjekut Veteriner, Profesor i Asoc. Dr. Ymer Elezi pohon se zonja Lulzime nuk ka gradë shkencore, pasi patjetër që po të kishte do ishte e atashuar nga ky institucion.

Fiksi pyeti edhe Profesorin e Asoc. Dr. Kastriot Korro zv. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Ai u shpreh se nuk mund të nxjerrësh një vule personale pa paraqitur dokument të Komisionit të Vlerësimit pranë personit i cili prodhon vulat. “Për të përgatitur vulën, personi i interesuar duhet të çojë pranë vendit ku përgatitet kjo vulë, një vendim të komisionit shkencor, një vendim të fakultetit, ose te rektoratit, për gradën apo titullin që ai zotëron. Kam dëgjuar raste plot që përdorin tituj apo grada të cilat nuk i kanë dhe kjo nuk është e drejtë, është edhe shkelje e etikës”  shprehet profesori.

Pikërisht këtu problemi bëhet edhe më i madh se jo pak individë të profesioneve të ndryshme i vendosin titujt në vulat e tyre sipas dëshirës duke abuzuar me to, por harrojnë që një  gjë e tillë përveç se nuk është etike  dënohet edhe me ligj. Në  Nenin 190 të Kodit Penal ” Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” thuhet qartë se falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME