Categories Lajme

Vetëvarja e të riut në paraburgim, flet djali i xhaxhait: Kishte shenja në qafë dhe në pjesën e përparme

Arben Meta, djali i xhaxhait të 31-vjeçarit Ilvi Meta, personit i cili u vetëvarur në ambientet e paraburgimit të Kavajës, ka rrëfyer momentet kur ka parë trupin e të afërmit të tij që kishte ndërruar jetë.

Përmes një prononcimi të dhënë për media, Arbeni thotë se kushëriri i tij ishte i buzëqeshur në momenti që kishte ndërruar jetë dhe se kishte shenja mbytjeje në qafë.

Ai shton se si ka mundësi të jetë i qeshur një person i cili po kryen vetëvrasje, duke ngritur dritëhije mbi ngjarjen e rëndë. Por thekson se nga kontrolli në trup që iu bë 31-bjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhuna.

“Unë  e kam kontrolluar trupin bashkë me të atin dhe djalin e xhaxhait tjetër, dyshohet që është mbytur, e para, ka shenja në qafë, shenja është përpara jo pas, e dyta, është e vërtetë që është mbytur me pjesën e kapuçit, siç u tha në versionin e fundit të policisë.

Fakt tjetër, kur e kemi kontrolluar, kur njeriu mbytet, fytyra nxihet sepse nuk qarkullon gjaku, fytyra e tij ishte borë e bardhë, shumë e rregullt, sikur sapo kishte ndërruar jetë, tjetër gjë është që sytë i kishte të hapur dhe ishte duke buzëqeshur, dhe sot po të shkojmë dhe ta hapim, ai është duke buzëqeshur. Si mundet një njeri që është duke i dhënë fund jetës të jetë duke buzëqeshur? Edhe nëse e kanë mbytur, prapë si mund të buzëqeshësh?!

Diçka tjetër, në trup, prej autopsisë nuk ka shenja dhune, unë e kam kontrolluar me detaje, me blic telefoni, në fytyrë nuk ka shenja dhune, në trup nuk jap dot, sepse është i carë komplet nga autopsia.

Tjetër, te komisariati ne jemi të bindur, se dimë diçka, komisariati është i lartë dhe nuk arrin dot të varesh… Tjetër, dritaret janë rreth 3 metra të larta dhe të ndërtuara në mënyrë të tillë që nuk ke si varesh, dhe nëse varesh rripi i kapuçit po të rrotullohet në qafë mund të mbesë 15 cm, e pamjaftueshme që të varet. Këto janë për mënyrat e vrasjes, që është mister.

Policia ka përgjegjësi sepse si ka mundësi që ai është futur brenda komisariatit me një mjet me të cilin ai mund të kryej vetëvrasje, e dyta policia duke mos ia treguar të ndjerit e ka marrë për në komisariat ndërkohë që ai kishte urdhër arresti dhe nuk i është komunikua dhe nëse ke urdhër arresti nuk e mban dot më shumë se dy orë në komisariat, por çohet në ambientet e paraburgimit…Familja nuk është njoftuar për vdekjen, e kanë marrë vesh nga media.

Pse nuk na lanë ta shohim para ekspertizës? Familjarët shkuan ta shihni para autopsisë, por policia i ndaloi. Me ç’ligj? Tjetër, ne nuk na është dhënë asnjë informacion, e kemi marrë të gjithin vetëm nga mediat”, deklaron ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME