Categories Lajme

Vetëvendosje dënohet me mbi 2 mijë euro

Sot përfundon fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 14 nëntor. Raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve do të përcaktojë kryetarët e ri në 21 komuna.

E që nga fillimi i fushatës këtë të hënë, e deri sot, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë ankesa për subjektet politike që nuk kanë respektuar rregullat e fushatës zgjedhore. Kështu ka bërë të ditur kryesues i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Ju informojmë se prej datës 08.11.2021 deri më sot PZAP-i ka pranuar 7 ankesa të paraqitura nga subjektet politike për fushatë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunave”, ka thënë Desku. Desku po ashtu ka shtuar se PZAP-i gjatë kësaj fushate 5 ditore për raundin e dytë, ka shqiptuar gjobë në shumën mbi 2000 euro vetëm ndaj një subjekti politik, gjegjësisht Lëvizjes Vetëvendosje.

“PZAP-i ka shqiptuar gjobë në shumë prej 2,100.00 euro ndaj subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje për shkak të Vendosjes se materialit zgjedhore në hapësira publike”, ka thënë Desku për Reporteri. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve. Teksa, numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është mbi 1.2 milion./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME