fbpx
Lajme

Vetingu/ KPK konfirmon në detyrë Erjon Çelën, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Erjon Çelën, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, vendosi sot konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Erjon Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Xhensila Pine, Olsi Komici relator, Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button