Lajme

Vetingu/ KPK konfirmon në detyrë Iliba Bezatin, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Iliba Bezatin, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 24.2.2021 për subjektin e rivlerësimit, Iliba Bezati vendosi: konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Iliba Bezati, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj relator, Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Iliba Bezati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës deri në vitin 2005. Ajo punon si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Vlorës prej 15 vitesh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: