Ardian Çipa, ish-drejtues i Policisë Vendore të qarkut Tiranë ka kaluar me sukses procesin e vetingut. Çipa është vlerësuar pozitivisht nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Ish-kreu Policisë së Tiranës, i cili kandidoi edhe për të marrë detyrën e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u vlerësua pozitivisht në tre kriteret, atë profesional, pastërtinë e figurës si dhe pasurinë.
Ardian Çipa, është përballur të enjten e kaluar me procesin e vetingut në polici, teksa sot u dha dhe vendimi për të. Aktualisht Çipa mban postin e përgjegjësit në departamentin e Drejtorisë së Formimit të Vazhdueshëm në Akademinë e Sigurisë.