Lajme

Vettingu në polici, shefja e vlerësimit: SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe QKB-ja po na vonojnë përgjigjet

Vonesa në kthimin e përgjigjeve duket se është bërë shkaku kryesor për zvarritjen e procesit të vettingut në radhët e Policisë së Shtetit. Ana Kapaj, kryetare e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë tha se janë të paktën tre institucione që kanë krijuar vonesën në kthimin e përgjigjes.

Problematike ka qenë vonesa e kthimit të përgjigjeve nga institucionet. Institucionet kanë afate të ndryshme në kthimin e përgjigjeve. Kemi arritur në një kompromis, por kemi pasur vonesa. Nëse do flasim për institucionet kërkoj mbledhje me dyer të mbyllura. Institucionet problematike që na vonojnë ne dhënien e informacionit dhe kthimin e përgjigjes janë tre, SHISH, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Afati kohor për Vettingun e policisë është i ngushtë” tha Ana Kapaj.

Sipas kryetares së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, një tjetër problematikë është edhe largimi i komisionerëve nga puna dhe afati një vjeçar vendosur për mbylljen e fazës së parë me drejtuesit e lartë të policisë. Puna për vettingun në polici ka nisur që në muajin shkurt, dhe se gjatë kësaj kohe në adresë të këtij institucioni kanë mbërritur edhe denoncimet e para për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button