Lajme

Video +18 | Publikohen pamjet e atentatit, ja si u vranë 2 shqiptarët në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes që tronditi Athinën mbrëmjen e kësaj të diele, ku 2 shqiptarë u ekzekutuan teksa pinin kafe në një lokal në zonën e Nea Smyrni. Mediat greke kanë publikuar momentin e vrasjes të fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Autori mban në kokë kapuçin e xhupit dhe në fytyrë një maskë anti-Covid. Ai afrohet tek tavolinat e jashtme të lokalit në lagjen “Nea Smyrni” dhe hap zjarr me pistoletë duke qëlluar në drejtim të objektivave të tij.

Viktimat janë dy shqiptarë të moshës 41 dhe 44 vjeç, megjithatë identiteti nuk bëhet ende i ditur. Ndërsa e plagosura një 31-vjeçare, e cila raportohet se është pronarja e lokalit dhe që besohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Njëri prej shqiptarëve humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë pak kohë në pas.

Sikurse shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, lokali ka qenë i mbushur me klientë në momentin e atentatit.

Forca të shumta të policisë greke kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close