Categories Lajme

Video/207 të kthyer në aeroportin e Rinasit

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë ka hartuar një plan të detajuar masash për muajin Dhjetor 2018, me qëllim përballimin e fluksit në hyrje-daljet në aeroportin e Rinasit, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e tjera ligjzbatuese.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën një përmbledhje për punën e bërë gjatë muajit Nëntor. Kështu, gjatë kësaj periudhe, Policia e Rinasit ka evidentuar dhe goditur 66 raste të paligjshmërisë. Janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 207 personave, të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen.

Po gjatë muajit Nëntor nga Policia Kufitare janë kapur 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve, si dhe janë proceduar penalisht 52 persona për kalim të paligjshëm kufiri.

1 person është proceduar penalisht për mosdeklarim të hollash në kufi. 1 person është arrestuar për mitdhënie, ndërsa një tjetër për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Policia sqaron se gjatë muajit Nëntor kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet aeroportit të Rinasit 203 694 persona, shqiptarë dhe të huaj.

“Policia Kufitare e Rinasit, për muajin Dhjetor 2018, duke pasur parasysh edhe përvojën e viteve të kaluara, por edhe tendencën në rritje të fluksit në hyrje dhe në dalje të qytetarëve dhe turistëve, do shtojë burimet njerëzore me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, si dhe do bashkëpunojë ngushtë me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë“, thuhet më tej në njoftimin për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME