
Çmenduri në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë natës policia ka ndaluar një makinë ‘Range Rover’ që po ‘fluturonte’ në rrugë duke udhëtuar me 261 kilometra në orë.
Ndalimi është bërë në autostradën Tiranë-Durrës, bën të ditur Policia e Tiranës.
‘261 km/h, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, ndaj vetes dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës.
Shpejtësi e paimagjinueshme, avion në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.
33 vjeçari nga Tirana me Range Rover me 261 km/h’, shkruan Policia në faqen në Facebook.