Lajme

6 turistë lëshojnë alarmin SOS, mbeten të bllokuar me makinën e tyre në Vermosh

6 turistë kanë mbetur të bllokuar në Vermosh pasi rrugët jane të izoluara nga dëbora e cila arrin deri në gjysmë metri, e ndërsa temperaturat shënojnë -15 gradë celsius.

Ata janë bllokuar në mjetin e tyre ndërkohë që bëjnë thirrje për ndihmë pasi nuk kanë ushqime dhe ndihma të tjera të nevojshme për të mbijetuar në kushtet e të ftohtit ekstrem. Gjate natës ka pasur rreshje te dendura dëbore dhe erëra te forta çka ka bërë që rrugët  e fshatrave veriore të ngrijne duke vështirësuar kështu qarkullimin.

Janë rreth 20 km rrugë që lidh fshatrat Tamarë, Vermosh , Lëpushë dhe Selcë e cila është e bllokuar nga dëbora dhe fshatrat janë totalisht të izoluar. Në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese, që të mund të ndihmojë në zhbllokimin e qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë që prej dy ditësh zona e Vermoshit, Budaçit  dhe e Lepushes është në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close