Categories Lajme

VIDEO\ Afrovita Hysaj, jo vetëm gazetare, po një femër me zemër të madhe, kafe me Gjergjin që jeton në mjerim

Mbas denoncimit të një zonje te portali i Vlora News .al ku pa Gjergjin të zvaritej rrugve, ku i dha dhe ndihmën e saj. Po jo vetem zonja, po dhe disa qytetar vlonjat kanë shkuar dhe i kanë cuar ushqime që mos ta braktisin dhe të vdes urije sic e kanë braktisur institucionet, duke mos e strehuar në ndonjë azil .

Po sot ka shkuar përsëri gazetarja Afrovita Hysaj, jo vetëm gazetare, po një femër me zemër të madhe dhe e thjeshtë, asnjë nuk do guxonte ti ulej te krevati Gjergjit, si u ul kjo gazetare duke e marrë në pyetje. Shpresojmë që Afrovita ta coj deri në fund misionin sa të rregullohet Gjergji dhe mos te vuaj.

Në fund të ditës krahas gazetarisë jemi të gjithë njerëz. Krahas misionit tonë të përditshëm kemi edhe një mision më të madh se aq, ti shërbejmë qytetit dhe gjithë atyre që askush s’ja kthen sytë. Shumë na quajnë “negativ” pasi shprehim realitetin tjetër që disave nuk ju pëlqen të shfaqet, atë realitet që në fund të ditës dhe ne vetë e vuajmë.

Sot u rikthyem sërish në shtëpinë e Gjergji Peçit, për ti treguar që nuk është vetëm. Në video kolegia Afrovita Hysaj e cila tregon imazhin sesi duhet të jemi të gjithë në fund të ditës. Me sinqeritet të madh ju tregoj që video është bërë totalisht pa mendje dhe pa dëshirën e saj, por ishte diçka që ja vlente të filmohej për të dhënë një mesazh mbi të gjitha. Nga  Edi Ruci

Postimi i Gazetares Afrovita Hysaj. Të gjithë bashkë për një mision, që Gjergji të rregullohet.

Zoti Kryeministër…para se të shkosh me satelitë në hapësirë dhe tani që ministrja jote e preferuar ka në dorë të gjithë tenderat e spitaleve a mund ti thuash ministres që Gjergji nuk i shikon dot as në tv sukseset e mëdha të qeverisë tënde? Gjergji është shumë më i ri seç duket nga fytyra. Është vetëm 58 vjeç, por hallet dhe mundet i ka pasur të mëdha në jetë. Nuk lëviz dot, nuk ushqehet dot, nuk i shërben dot vetes.

Nuk ka se cfarë të hajë sepse nuk ka pension edhe pse shteti e ka detyrim tia jap. Institucionet vendore nuk japin dot zgjidhje sepse Gjergji rezulton banor i Bashkisë së Fierit (edhe pse është vlonjat). Gjergji nuk ka bukë për tu ushqyer dhe jeton në mjerim. Në këto kushte… kur qeveria jonë ka rënë, deri sa të gjejmë një zgjidhje ligjore përfundimtare për Gjergjin, do i lutesha vlonjatëve ta ndihmojnë Gjergjin me sa të munden. Tek ish pyjoria, në hyrje të pyllit të sodës, pyesni për Gjergjin…banorët do iu drejtojnë tek ai. Kush të mundet ta ndihmojë. Të paktën ne të mos e lëmë vetëm njëri tjetrin.  Shpresoj që shpejtë ta zgjidhim një herë e mirë hallin e tij.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME