
Ka agravuar situata midis banorëve të rrugës 5 Maji dhe forcave të rendit, sapo fadroma ka goditur njërën nga shtëpitë që është planifikuar të shembet.
Vijon të jetë e tensionuar situata në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve që po mbrojnë shtëpinë e tyre nga shembja.
Një prej banoreve Laureta Nikolli është tërhequr zvarrë nga 7 punonjëse policie, ndërkohë që më herët ajo kishte tentuar që ti vinte zjarrin banesës së saj prej druri.
Përveç banesës së saj, në listë për tu shembur është dhe banesa e prindërve, ndërkohë që kryefamiljari qëndron mbi çati.
Banorët shprehen mes dëshpërimit: A keni pistoleta, a keni armë, na vrisni më mirë, se kemi lënë djersën rrugëve të Greqisë.
Gaz lotsjellës është hedhur mbi banorët protestues për t’i shpërndarë, ndërkohë që një zjarr ka shpërthyer midis shtëpive, që u fik me shpejtësi nga Policia. Për në shumë shikoni videot e mëposhtme: