Lajme

Video\ Aksident në Shkodër, përplasen 4 makina

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së mërkurës në qendër të qytetit të Shkodrës.

Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, një mjet është futur me shpejtësi në rrethrrotullim dhe ka përplasur 4 makina të tjera për t’u larguar më pas nga vendngjarja.

Mësohet se nga përplasja disa persona kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e personit që shkaktoi aksidentin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close