Categories Lajme

VIDEO/ Avionët përplasen në ajër, rrëzohet një F-35B me vlerë 100 mln dollarë

Një avion luftarak F-35B u rrëzua pranë detit Salton, në Kaliforni, pasditen e së martës pasi u përplas në ajër me një avion cisternë KC-130J, duke e detyruar këtë të fundit të bënte ulje emergjente. Për fat të mirë, piloti i avionit luftarak arriti të shpëtojë pasi u hodh me parashutë, përpara se F-35B, i cili kushton 100 milionë dollarë, të përplasej me tokën. Ndërkohë, avioni KC-130J bëri ulje të detyruar në një fushë dhe asnjëri prej 8 pjesëtarëve të ekuipazhit nuk pësoi lëndime. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të së martës, me atë lokale, kur F-35B pati kontakt në ajër me KC-130J, gjatë një tentative për t’u furnizuar me karburant.

Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim për zbulimin e shkakut të këtij aksidenti ajror, i cili u mbyll fatmirësisht pa viktima, por me shkatërrimin e avionit luftarak F-35B.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME