
Takimi i tre përfaqësuesve të banorëve të “5 majit” me Edi Ramën prodhoi debat me tone të ashpra. Një video e filmuar nga një prej banoreve tregon situatën e tensionuar brenda gjatë takimit. Vajza e quajtur Laureta Nikolla që filmon shprehet se kryeministri nuk i dëgjoi, ndërsa dy gra të tjera janë në këmbë duke debatuar ashpër me Ramën.
Pas takimit, Nikolla është shprehur për mediat se Edi Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”, duke iu referuar shtëpive që iu shembën. Ndërsa nën kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku kishte treguar arrogancë.
Pas takimit, në një intervistë për gazetarin e News24 dhe BalkanWeb, Erjon Skëndaj, banorja e pranishme në takim, Laureta Nikolla, është shprehur se Edi Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”, duke iu referuar shtëpive që iu shembën. Ndërsa nën kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku kishte treguar arrogancë.
“U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’ Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’”, ka thënë banorja pas takimit me Ramën. Edhe një personash tjetër e njohur në media për rezistencën e saj kur fadromat dhe policia po i prishnin shtëpinë, Nënë Liza zbuloi se ishte tejet skeptike në raport me premtimet e kryeministrit.