Categories Lajme

Video/Bëhet kërdia me vjedhje në Tiranë,bizneset ofojnë 10 mijë euro për çdo informacion

Foto ilustruese

Këto janë disa video  tregojnë se si bandat, të cilësuara ndryshe si “banda kronometri” realizojnë vjedhje spektakolare nëpër dyqane celularësh, në Tiranë, brenda 40-45 sekondash.

Autorët nuk janë kapur ende ndonëse ka një vit që policia po punon për këtë dhe ndonëse, po prej një viti, ata vazhdojnë të bëjnë “kërdinë” me vjedhjet nëpër biznese.

Në videon e parë duken dy persona të maskuar, një prej të cilëve kontrollon me sy kamerat e survejimit, të cilët marrin me shpejtësi të gjithë celularët duke boshatisur raftin.

Në videon e dytë janë gjithashtu dy autorë të cilët vjedhin disa lap-top dhe largohen.

Në videon e tretë, 3 autorë, pasi hapin qepenin, thyejnë xhamin, futen brenda por nuk arrijnë të marrin asgjë pasi dyqani ishte i boshatisur.

Ndërsa në videon e katërt, shihen 3 autorë të cilët hapin sirtarët ku gjenden celularët dhe marrin ç’munden duke u larguar me shpejtësi.

Kjo pasi vetë bizneset janë siguruar mos lenë mallin brenda duke ditur valën e grabitjeve dhe duke ditur që policia s’ka marrë asnjë masë.

Newsbomb.al mëson se vetë bizneset, që e kanë humbur tashmë besimin te policia, kanë ofruar 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion lidhur me autorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME