Categories Lajme

VIDEO/ Brenda shtëpisë ku u gjetën të vetëflijuara motrat dhe nëna e tyre, çfarë ka mbetur në banesën në Kombinat

Kur kanë kaluar 4 ditë pas ngjarjes horror që ndodhi në Tiranë, ku në një banesë në Komibant u gjendën të vetëflijuara nënë dhe bijë dhe vajza tjetër në gjendje të rëndë, forcat zjarrfikëse kanë shkuar sërish në shtëpinë e familjes Josifi. Forcat Zjarrfikëse kanë shkuar për të bërë dezinfektimin e ambineteveteksa kanë bërë të mundur edhe largimin e dyshekut ku ka qëndruar për 15 muaj e vdekur Anisa, në pritje të ringjalljes.

Krevati ku kishte qëndruar Anisa ishte pranë dritares së dhomës së gjumit, pranë së cilës ishte vendosur edhe një ventilator. Kanë qenë fqinjët që e kanë bërë një kërkesë të tillë për shkak të erës së keqe që vinte nga kjo banesë, ndërkohë që dyshohet se trupi i Anisës lyhej me vaj dhe uthull që të mos ndihej aroma e dekompozimit. Sipas dëshmive që ka mbledhur policia nga familjarë të Familjes Josifi, ata nuk kanë pasur asnjë kontakte me Anisën, vajzën që u gjet e pajetë që nga fundi i janarit, kohë kur dyshohet dhe që të ketë ndërruar jetë.

Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe e bija, Anisa, 30 vjeçe u gjetën pajetë në banesën e tyre, ndërsa Blerta, 34 vjeçe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, që paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar për shkak të mungesës së ushqyerjes së saj. Mësohet se pavarësisht gjendjes së saj të rëndë, Blerta u ka komunikuar shkurtimisht grupit hetimor këto fjalë: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”. Ekspertët i kanë gjetur viktimat të lyera me vaj dhe uthull, që siç duket është një rit, me shpresën se ato një ditë do të ringjalleshin sërish.

Për të nxjerrë kohën ekzakte të vdèkjes së saj do duhet edhe një kohë më e gjatë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja vaji që e përdorte nëna me motrën tjetër për të mos u dekompozuar trupi dhe për të mos ardhur erë të keqe. Trupi ishte mbështjellë me shtroje dhe mbulesa të shumta. Të treja gratë ishin dëshmitare të Jehovait, ndërkohë që më herët ishte ndarë nga jeta në Përmet dhe bashkëshorti i Zhanetës, i cili dyshohet se ishte themeluesi i degës së jehovait bë Përmet, por nuk dihet ende nëse ndarja e tij nga jeta ka ndodhur përmes vetëflijimit.

Sipas dëshmive edhe nga grupi i hetimit, e para që ka ndërruar jetë ka qenë Anisa, pasi trupi i saj është gjetur i dekompozuar, ndërsa ajo është mbajtur në banesë, në pritje të rikthimit të saj në jetë. Si pasojë e mungesës së vazhdueshme të ushqyerjes, që u konfirmua dhe nga drejtori i Policvisë së Tiranës Rebani Jaupi, vetë Zhaneta dhe Blerta, po ashtu kanë kaluar ditë të vështira, që kanë çuar në humbjen e jetës së njërës prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME