fbpx
Lajme

Video/ Çfarë ndodh në oborrin e QSUT

Mjekja dermatologe Monika Fida ka denoncuar live në rrjetet sociale një akt të paprecedentë në oborrin e QSUT-së, ku mjekët nuk lejohen të parkojnë makinat e tyre pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta. Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së.

Mjekja Fida ka vënë në dukje se përveç kushteve të vështira në spitale, mjekët duhet të paguajnë dhe gjobat për parkim nga keqmenaxhimi i QSUT-së. “Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim”, tha mjekja Fida, e cila ka publikuar edhe një mesazh drejtuar n/drejtorit të QSUT-së ku i kërkon trajtim njerëzor të koncesionarit dhe policisë ndaj mjekëve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button