fbpx
Lajme

VIDEO/ Çfarë nuk pamë?! Policia u zë ‘pritë’ deputetëve para Kuvendit për maskat

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi urdhri për të mbajtur maskat në ambinetet e jashtme, edhe kur ecim në rrugë, ndërkohë që në rast moszbatimi, qyetarët do të gjobiten. Për këtë arsye policia e Shtetit ka dalë sot në terren, ndërkohë që gjobave nuk u kanë shpëtuar as deputetët e Kuvendit. Siç mund të shihni edhe në këtë video, një grup efektivësh, me bllok më dorë, janë pozicinuar para parlamentit, dhe kanë gjobitur disa deputetë.

Fillimisht u kap “mat” deputeti Florenc Spaho, i cili edhe pse u mundua ta vendosë maskën pasi u pikas nga policia, sërish nuk i shpëtoi gjobës. Po ashtu edhe deputetët e opozitës, Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi, të cilët i janë bindur urdhrit dhe kanë pranuar gjobën.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button