Lajme

VIDEO/ Del nga terapia intensive 8-vjeçari, momenti kur pritet mes duartrokitjeve nga familjarët

Vogëlushi 8-vjeçar Giannis është pritur me  lot gëzimi dhe nga mjekët, infermierët dhe prindërit e tij pasi doli nga terapia intensive në Spitalin Universitar të Patras të martën e 9 dhjetorit . Mes emocioneve dhe lotëve, babai i 8-vjeçarit Giannis ka dhënë një intervistë për “protothema.gr” ku ka folur ankthin e tij dhe të familjes dhe për ecurinë e shëndetit të vogëlushit.

8-vjeçari nga Pirgos  i cili u infektua nga koronavirusi dhe u shtrua në terapi intensive ishte një nga të paktat raste që mjekët kanë hasur. Babai Giannis u shpreh se kishte frikë për hapin tjetër që ishte intubimi dhe fatmirësisht u shmang. Ndërsa 8-vjeçari ndodhet në një dhomë pranë Spitalit Universitar të Patras dhe se nëna po i qëndron pranë.  Pasi të marri aprovimin e mjekëve për gjendjen shëndetësore të normalizuar në ditët në vijim, vogëlushi do të ketë mundësinë të hapi dhuratat e Krishtlindjes bashkë me vëllezërit e tij që e presin të shqetësuar në shtëpi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: