Dy automjete janë djegur pak pas mesnate në zonën e Lugomares.Siç mund ta shikoni nga foto, në rrugë kanë mbetur ende shenja nga zjarri ndërkohë mjetet janë larguar nga vendi i ngjarjes në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shkaqet e djegies së makinave nuk dihen ende ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policies Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.