fbpx
Lajme

VIDEO/ Digjet “Audi” luksoz në Vlorë, pronari kishte ardhur pak ditë më parë nga Gjermania

Një mjet luksoz tip Audi R8 me targë “MKBT71”,me vlerë dhjetra mijëra euro,është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në një prej parkimeve pas një pallati aty pranë.Ambjenti përreth është i pajisur me kamera biznesesh të cilat janë marrë nga policia si provë materiale,teksa djegia e automjetit është e qëllimshme.

Dyshohet se makina tip Audi të jetë spërkatur me benzinë ku më pas është djegur thuajse e gjitha,e dëmtuar më së tepërmi në pjesën e përparme të saj.Pronari i automjetit është Burim Zyberi një shqiptar i Maqedonisë me banim në Gjermani i ardhur vetëm 4 ditë më parë për pushime.

Ai ka pranuar se nuk ka asnjë konflikt me askënd teksa ngjarjen e cilëson të dyshimtë e i kërkon policisë të mbledhë kamerat e sigurisë. Vlora është ndër ato qytete me numrin më të lartë të automjeteve të djegura.Që prej fillimit të këtij viti më tepër se 10 automjete janë djegur,makina të cilat kanë pësuar defekte,shkëndija elektrike,të djegura qëllimisht apo edhe automjete të përdorura në atentate.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button