Lajme

VIDEO/ Digjet pas mesnate një makinë pranë bankës në Laç, flakët “përpijnë” dhe dy të tjerat ngjitur!

Tre makina janë shkrumbuar nga flakët në orën 01:00 pas mesnate në qytetin e Laçit.

Burime bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Kjo ka bërë që flakët të mos përhapen te makinat e tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë.

Mësohet se fillimisht zjarri ka përfshirë njërën nga makinat dhe më pas është përhapur tek dy të tjerat.

Për pasojë është dëmtuar edhe një kioskë që shet gazeta pranë vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshimet janë se njëra prej tyre ka pësuar defekt teknik.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close