Lajme

VIDEO\ Dy ditë pas përmbytjeve të Vjosës, flasin banorët

Dy ditë pas përmbytjeve të Vjosës. Në terren ende nuk ka dalë asnjë komision vlerësimi për dëmet e shkaktuara. Të dhënat zyrtare të dëmeve mungojnë, por banorët e Fermës e Fitores në Novoselë thonë se u janë dëmtuar dhjetra hektarë të mbjella. Puna e gjithë vitit për këta banorë u morr nga lumi. Dhjetra hektarë me grurë, elb, jonxhë e zarzavate të stinës. Ndërsa në pemtari dëmet janë kryesisht në vreshta, pemë qershie e agrume.

Banorë të Fermës kanë folur sot për situatën e pas përmbytjeve. Tokat janë mbuluar nga balta, ndërkohë që asnjë nuk është interesuar për dëmet e tyre. Ata thonë se edhe në përmbytjet e mëparshme nuk janë dëmshpërblyer. Ndërkohë që kërkojnë ushqim për bagëtitë dhe vlerësim të dëmeve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: