Lajme

VIDEO\ E kishte parkuar para banesës, tritol makinës së policit në Durrës, disa të shoqëruar

Një shpër thim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, ku objektiv ka qenë makina e një punonjësi të policisë.

Për ngjarjen ka disa persona të shoqëruar, ndërsa policia bën me dije se mjeti që ka qenë i parkuar pranë banesës ka dë me të pjesshme. Grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve, dhe nëse rasti ka të bëjë me detyrën që ka punonjësi i policisë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Vlora News, mjetit i është vendosur tritol në pjesën e pasme të tij, dhe ngjarja duket më së shumti si një mesazh paralajmërues ndaj punonjësit të policisë.

Grupi hetimor ka marrë kamerat e sigurisë të bizneseve pranë zonës ku ishte makina e parkuar, ndërkohë që të shoqëruarit janë persona që mund të kenë qenë dëshmitar të shpërt himit të mjetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: