Categories Kulture, Lajme

Video emocionuese, fëmijë shqiptarë nga mbarë bota recitojnë vargjet e Mjedës për Gjuhën Shqipe

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka shpërndarë një video emocionuese fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare dhe disapora, teksa recitojnë vargjet e poezisë “Gjuha Shqype” të Ndre Mjedës.

Xhaçka falenderon mbi 450 mësues, të cilët në 19 vende të botës kontribuojnë që gjuha jonë të mësohet nga brezat e rinj. “Mirënjohje për të gjithë bashkëatdhetarët tanë që trashëgojnë tek këta fëmijë shqipen e bukur” shkruan Xhaçka.

Që nga viti 1999 kur UNESCO shpalli 21 shkurtin Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, çdo vit në gjithë botë organizohen aktivitete me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare.

Në vitin 2007, e njëjta ditë është pranuar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara.

Data 21 shkurt është caktuar për të përkujtuar vitin 1952, ku ndodhi vrasja e disa studentëve të Universitetit Dhaka me origjinë Bengali, të cilët qenë vrarë nga policët pakistanezë derisa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësore dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME