
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, është pyetur së fundmi lidhur me deklaratat e bëra nga banori i Big Brother Vip, Luiz Ejlli, i cili i ishte mirënjohës Becit për ndihmën që i kishte dhënë atëhere kur ai ishte në nevojë.
I ftuar në emisionin “Open”, Benet Beci tha se ai prej vitesh ka punuar dhe ka bërë shumë ndere dhe i është mirënjohës Luizit që ai i është mirënjohës.
Më tej kandidati socialist tha se këngëtari është një djalë i mirë dhe e ka justifikuar punën që ka bërë.
“Ndonjëherë ndodh që ti mund të bësh shumë ndere dhe kam punuar shumë. Gjendet një mënyrë për ta kthyer nderin. Kjo është një mënyrë që të vjen fare papritur. Jam mirënjohës që ai është mirënjohës.
Ai është një djalë i mirë i cili ka qenë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, tha Beci.
Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë Luizi falenderoi publikisht Benet Becin për ndihmën që ai i kishte dhënë kur ishte në krye të KESH.
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familjeshkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhei jam mirënjohës gjithë jetën”, tha Luizi.