Lajme

VIDEO/ Ferrari me 231 km/h në Fier, kapet polaku me patentë false

Fier/Policia Rrugore kontrolle intensive me radar në Bypass-in e Fierit, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Me patentë të falsifikuar dhe me shpejtësi gati trefish mbi limitin e lejuar, Policia e Fierit vë në pranga 50-vjeçarin nga Polonia.  Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi 231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni.

Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.  Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.  Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugë e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: