Lajme

(VIDEO) Fier, zjarrfikësja ngec në urë ndërsa shkonte të shuante zjarrin te makina e parkuar

Një makinë u përfshi nga flakët këtë mëngjes në qytetin e Fierit. Automjeti në pronësi të shtetasit Jani Duka ka qenë i parkuar në parkimin e kishës ortodokse kur ka marrë flakë. Makina e djegur është “Ford” me targa “AA 359 DG”. Nuk dihen ende nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo një defekt teknik shkaktoi zjarrin, por shuarja e tij u vonua, sepse makina e zjarrfikëses ngeci mbi një urë të re të ndërtuar vitet e fundit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close