Categories Lajme

VIDEO/ Flet dëshmitari i skenës: Po e mbante në krahë dhe ranë të dy përmbys, atletja i ka ngelur te vendi i ngjarjes

Një banor i pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë në Vlorë ka parë të gjithë skenën e hedhjes së gruas nga kati i 5-të bashkë me fëmijën 1 vjeç. Ai tha për Vlora News se gruaja nuk ishte banore e atij pallati dhe se kishte shkuar për të kryer aktin e hedhjes.

Ai rrëfeu më tej se ajo po e mbante në krahë 1 vjeçarin dhe të dy ranë përmbys. Skena ishte e tmerrshme sipas tij pasi fëmija ishte çarë në fytyrë dhe atletja i ka ngelur te vendi i ngjarjes.

Dëshmitari tha se i ati i cili ishte mjek urgjence erdhi me vrap drejt tyre dhe ambulanca u vonua rreth 10 minuta. Nënë e bir kanë ndërruar jetë si pasojë e goditjes fatale.

Cfarë pe? “Ra nga kati i pestë, shumë pranë njëri-tjetrit, ajo e kishte në dorë. E mori një me makinë se ambulance u vonua 10 minuta, nuk e njihja, vetëm të atin pashe qe erdhi me vrap. Nuk di gjë fare, skena ishte e tmerrshme. Fëmija pa ndjenja, ishte çarë në fytyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME