Përfshihet nga flakët një banesë dy-katëshe në qendër të qytetit të Korçës. Objekti në fjalë ndodhet pranë Muezut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit. Sipas informacioneve nga gazetarja e Ora News Iris Rezhda, në banesë jetojnë tre vëllezër.
Shkak për rënien e flakëve dyshohet ndezja e zjarrit për tu ngrohur pasi banesa nuk ka patur energji elektrike. Dy zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.