Lajme

VIDEO-FOTO\ Reshjet e shiut dëmtojnë rrugën Vlorë-Orikum

Dëmtohet segementi rrugor Vlorë-Orikum në zonën e Jonufrës. Rreshjet me intesitet kanë shkaktuar shkarrje te rrugës dhe dherave në këtë zonë ,ndërsa ky aks funksionon me vetëm një korsi.

Aktualisht është vendosur sinjalistikë për kalimin e mjeteve në këtë aks ,ndërkohë qe situata mbetet problematike. Prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj ka theksuar se bëhet fjalë për një rrugë ku shkarrjet janë presente ndërsa edhe në vite të tjera ka patur probleme pas rreshjeve me intesitet.

Do të kerkohet ndërhyrje nga ARSH dhe firma kontaktore për ta rikthyer në normalitet.

Mamaj përmend edhe situatën pas rreshjeve në qark në Finiq dëmtimin e urës dhe ndërhyrjen në aksin Vermik-Bashaj pas bllokimit të rrugës nga rënia e gurëve. Aksi Vlorë-Orikum në zonën e Jonufrës mbetet ende problematike ndërsa dëmtimi I rrugës dhe shkarrjet e dherave kanë krijuar probleme edhe në biznese poshtë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close