Categories Lajme

VIDEO/ “Gangsterët” shqiptarë nuk zënë mend, festë brenda burgjeve angleze, pamjet i postojnë në TikToK

Mediat Britanike, kanë publikuar disa pamje ku akuzojnë shqiptarët se po përdorin celularë në qeli dhe mesazhe të koduara në rrjetet sociale.

Një klip i ngarkuar në TikTok tregonte të dënuarin Edison Kaculi, 28 vjeç, duke bërë një simbol të armës me duar, ndërsa ai dhe miqtë kërcenin në një qeli me muzikë rrep.

Kaculi, i cili mendohet se ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, tre vjet më parë, u dënua në korrik për pjesën e tij në atë që gjykatësi e përshkroi si një ‘sulm të tmerrshëm’ në një mosmarrëveshje droge.

Videot u hoqën më vonë pasi MailOnline kontaktoi me Ministrinë e Drejtësisë dhe u krye një kontroll në burg.

Por përpara se të hiqeshin, më shumë se 13,000 njerëz panë klipet që tallnin shërbimin e burgut.

Sipas statistikave të fundit të Home Office, aktualisht janë më shumë se 1,330 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjykata e Maidstone Crown tha se Kaculi i shkaktoi pesë plagë me thikë në këmbë një personi, ndërsa ai kishte humbur disa dhëmbë nga goditjet.

Telefonat celularë janë sendi më i kontrabanduar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat dërgohennga vizitorë ose oficerë të korruptuar, ndërsa thuhet se 20,000 janë sekuestruar vetëm në vitin 2017.

Makineritë me rreze X dhe bllokuesit janë përdorur për të parandaluar kryerjen ose marrjen e thirrjeve.

TikTok nuk pranoi të komentonte, por një burim i afërt me platformën tha se “po punonte drejtpërdrejt me Shërbimin e Burgjeve, ndërsa llogaritë e hapura u mbyllën”.

Komentet në dy nga klipet identifikojnë Kaculin – me një që thotë: 'Liri së shpejti Edison Kaculi'

Komentet në dy nga klipet identifikojnë Kaculin – me një që thotë: ‘Liri së shpejti Edison Kaculi’

Në një nga disa video të postuara nga një përdorues gjatë ditëve të fundit, Kaculi shihet duke pirë duhan në qeli dhe një zë thotë: 'Gang s***, djemtë e mi! Hajde, vendose, ndërsa përdorin duart për të bërë gjeste me armë

Në një nga disa video të postuara nga një përdorues gjatë ditëve të fundit, Kaculi shihet duke pirë duhan në qeli dhe një zë thotë: ‘Gang s***, djemtë e mi! Hajde, vendose, ndërsa përdorin duart për të bërë gjeste me armë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME