Lajme

VIDEO/ Garë me makina luksoze të mbikalimi i Patokut, identifikohet organizatori

Policia ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një gare të paligjshme në aksin Lezhë – Mamurras te vendi i mbikalimit të Patokut. 2 makinat bllokuan autostradën për të garuar me njëra tjetrën.

“Shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër. Shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë” – thuhet në njoftimin e policisë. Vihet re se personi ka shkuar në fletën e gjobës: “Jam dakord dhe kërkoj ndjesë”. Personi tjetër është në kërkim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close